Fotografia dhe koha në filmin “Pista ” të Kris Markerit ( “La Jetee”, ChrisMarker, 1962) – Saranda Mehmedi

Hyrje ose disa fjalë rreth aspektit teknik të filmit

Viti1961 ishte viti i fundit kur shumica e filmave tëHolivudit prodhoheshinnë teknikën bardhë e zi.Sidoqoftë ky fakt (përparimi i teknologjisë) nuk i pat bërë përshtypje regjisorit francez Kris Marker (1921-2012), i cili nuk kishte dëshirë që “koha” të luaj me të, andaj zakonisht ai kishte luajtur me kohën. ( Pikërisht koha do të jetë njëra prej temave kyçe të kësaj analize). Kështu, Markeri, në vitin 1962 vendosi taprodhojë një film, që nuk do të përmbante as edhe një element të modës së re të të bërit filma. Ky film ishte titulluar “Pista”. Filmi në fjalë nuk është film me ngjyra, nuk është film i metrazhit të gjatë, nuk është komercial, madje as nuk llogaritet si film por si roman fotografish.

Së pari, nga aspekti teknik, filmi “Pista” nuk e përmbandimensionin thelbësor të filmit: lëvizjen. Është i bërë vetëm nga fotografi ( përveç disa sekondave!). Në këtë mënyrë Markeri na kthen pas në vitin 1878 kur EduardMajbrixh (“The horse in motion”) vërtetoi se është e mundur të jepet iluzion i lëvizjes përmes përsëritjes së disa fotografive të një skene. Më fjalë të tjera regjisori na përkujton se lëvizja që e shohim nëpër filma është iluzion dhe njëkohësisht vërteton se edhe fotografitë mund ta luajnë rolin e filmit: të rrëfejnë histori, pa dhënë iluzionine lëvizjes. Së dyti, filmi zgjat 28 minuta dhe së treti është quajtur foto-roman, përshkak se historia rrjedh bukur përmes fotografive sipas principit të famshëm “një foto, njëmijë fjalë.”Kështu historia përcillet në mënyrë më efikase deri te shikuesi dhe ai në mënyrë më të drejtpërdrejtë e përjeton atë, sidomos përmes teknikës së pamjeve të afruara (closeup), për të cilat edhe shquhet filmi.

Për sa i përket skenarit ai është një tekst i shkëlqyeshëmfantastiko-shkencor, i shkruar me gjuhë poetike dhe i mjaftueshëm për të përfshirë tema si: dashuria, lufta, dhimbja, frika, jeta, vdekja, tortura, totalitarizmi, malli, udhëtimi në kohë, eksperimenti, utopia-distopia, kaosi-kozmosi, politika, me një fjalë ekzistenca. Zëri i narratorit (rrëfyesit) dhe zgjedhja e muzikës por edhe misteri i teknikës bardhë e zi të shfaqjes së botës fiktive e formësojnëkornizën, të gjithë elementet janë në funksion të krijimit të tensionit dhe shkaktimit ndjenjës së frikës. Falë këtyre elementeve filmi paraqet realizim të suksesshëm dhe të veçantë, ndonëse nuk e përdor gjuhën e medias në të cilën është ndërtuar ( lëvizjen).

Koncepti i fotografisë në sytë e regjisorit

Filmi fillon me mallin që ka personazhi kryesor “Burri” ndaj një fotografie të fëmijërisë: “Kjo është historia e një njeriu, e shënuar nga një fotografi e fëmijërisë së tij”, dhe vijon me përpjekje të interpretimit të asaj fotografie nga ana e personazhit. Kjo fotografi përfaqëson kujtesën, të kaluarën. Markeri dëshiron të thotë se kujtesa është arkiv fotografish. Megjithatësugjeron se e ardhmja gjithashtu, funksionon si album fotografish si pasojë e pritshmërive. Narratori në film thotë: “ Shkoi në planet të ri, në Parisin e rindërtuar, dhjetëmijë lagje të pakuptueshme. Të tjera e presin” Më pas, disa skena ndodhin nëpër galeri, vende ku ekspozohen fotografitë. Momenti më thelbësor ndodh në një sekuencë diku kah fundi ku është regjistruar vetëm për një moment një lëvizje minimale: përpëlitja e syve të personazhit tjetër “Gruas”. Regjisori përmes kësaj skene dëshiron të dëshmojë se edhe vetë njeriu jetën e përjeton përmes fotografish dhe këtë e bën duke e marrë parasysh lëvizjen e pavullnetshme të kapakëve të syrit të gruas të cilat përpëliten kur ajo zgjohet në mëngjes. Kjo sekuencë është metaforë e fotoaparatit që vazhdimisht fotografon. (Ato pak sekonda të përpëlitjeve të syve janë të shoqëruara me zërin e zogjve në fluturim.)  Ky detaj është domethënës sepsesugjeron lirinë, aspekt për të cilin ka mall edhe personazhi kryesor edhe çdo njeri tjetër gjatë jetës së tij.

Loja me kohën

Filmi paraqet një lojë me kohën, që është dëshirë dhe ambicie e kamotshme e njeriut qëtë mund të manipulojë me kohën. Këtë mundësi më së shumti e lakmojnë ata që merren me politikë ose qeverisje ose, më saktësisht, ata që e kanë humbur luftën ose qeverisjen dhe duan të mos i përsërisin gabimet e njëjta!!! E kështu edhe në këtë përmbajtje të shkurtër kemi personazhe të cilat gjegjësisht luajnë jo vetëm me kohën por edhe me psikologjinë e personazheve të tjera. Sa i përket personazheve dhe “taborëve” duhet të theksohet se ato nuk janë të emërtuara ndërsa kjo është shenjë se nuk janë të rëndësishme personazhet por fenomeni, sistemi, mënyra se si funksionon bota rreth tyre dhe mënyra se si ajo botë ndikon tek ata. Ky është thelbi i këtij narracioni me fjalë dhe fotografi. Si rrjedhojë e kësaj në njërën anë kemi personazhin e burrit që është viktimë kurse në anën tjetër personazhin e një lloj autoriteti, të një shkencëtari të frikshëm. Për burrin rëndësi ka vetëm një grua të cilën ai e dashuron dhe fëmijëria e tij (fotografia) ndërsa për shkencëtarin rëndësi ka vetëm autoriteti, qeverisja dhe eksperimentimi me njerëz!!!

Në fillim prezantohen protagonistët, tema dhe kronotopi (koha dhe vendi), që janë: burri, fotografia e fëmijërisë dhe figura e gruas. Tregohet se ngjarja ndodh një të diele disa ditë para fillimit të Luftës së Tretë Botërore në një aeroport në Paris. Më pas sqarohet në vetën e tretë, nga ana e narratorit, atmosfera e qytetit pas Luftës së Tretë Botërore. Nga këtu historia koklavitet. Për arsye se qyteti tanimë është i shkatërruar dhe jeta mbi sipërfaqen e tij është e pamundur përshkak tërrezeve radioaktive, të mbijetuarit zhvendosen në nëntokën e Parisit në një të ashtuquajtur “rrjetë galerish”, pastaj përsëri na jepen prapë fotografi/stop-pamje pa lëvizje.Në faktfilmi është si album fotografish që për disa minuta shfaqen me rend para syve të shikuesve.  Historia sa vjen e errësohet dhe rëndohet. Të mbijetuarit janë, në fakt, të burgosur me të cilët një lloj autoriteti luan lojëra psikologjike përmes ca eksperimenteve tmerri i të cilavendikon fuqishëm tek shikuesi. Protagonisti në fillimka frikë nga shkencëtari, të cilin nuk e njeh por pastaj e përligj si njeri racional i cili shqetësohet dhe kujdeset për të ardhmen.

“Ai ishte i frikësuar. Kishte dëgjuar për Eksperimentuesinkryesor. Ishte i përgatitur të njihet me doktor Frankenshtajnin, ose Shkencëtarin e çmendur. Në vend të tij, u takua me një njeri të arsyeshëm i cili qetësisht i sqaroi se raca njerëzore është dënuar me shfarosje. Hapësira s’ishte më një mundësi. E vetmja shpresë për mbijetesë fshihej tek koha. Një vrimë në kohë, e pastaj ndoshta do të mundej të sigurohet ushqim, ilaçe dhe burime të energjisë.”

Në këtë moment protagonisti nuk e di se është vegël, viktimë, lëndë eksperimenti, por narratori e sqaron bukur këtë situatë dhe tregon çfarë domethënie ka burri për shkencëtarin:

“Shumë njerëz vdiqën. Disa besuan se janë fitimtarë. Të tjerë u morën peng. Fitimtarët zunë vend mbi perandorinë e minjve. Të burgosurit iu nënshtruan eksperimenteve. Rezultati ishte zhgënjim, për disa vdekje ndërsa për të tjerët padyshim, çmenduri. Një ditë erdhën të zgjedhin një mi të ri nga të burgosurit. Ai ishte njeriu historinë e të cilit po e rrëfejmë”

Burri ishte vetëm njëri nga minjtë e shumtë laboratorikë (nga të burgosurit e tjerë), por ai pat besuar se ajo që bën është për të mirën e njerëzimit. Ishte i pafajshëm aq sa është e bardhë lëkura e minjve laboratorikë.Mjedisi ku eksperimentohet është nëntoka, e izoluar, e panjohur, e paarritshme, e frikshme një lloj si autoriteti rreth të cilit ndërtohet historianjë lloj si fuqia e atij autoriteti.

Filmi zgjat 28 minuta. Vetëm katër minuta i janë kushtuar të ardhmes. Pjesa tjetër është kthim në të shkuarën. Shkencëtari beson se nëse viktima fokusohet vetëm te fotografia nga e kaluara ose, nëse ëndërron për ndonjë fotografi të një kohe tjetërekziston mundësia edhe të jetojë atje, kuptohet, nën veprimin  e ca barërave dhe  injeksioneve të çuditshme. Eksperimenti shkon deri aty sa qëkontrollohen edhe ëndrrat. Burri ështëi rëndësishëm vetëm për fotografinë tij të fëmijërisë  dhe figurën e gruas.

Pjesa e parë e eksperimentit dele suksesshme. Burri ia del plotësisht ta përjetojë të kaluarën, së pari si mjegull, por pas disa sesioneve shfaqen“zogj të vërtetë, krevat i vërtetë, fëmijë të vërtetë…” Pritej që sukses të tillë të ketë edhe udhëtimi në të ardhmen por atje burri shfaqet me syze dielli dhe njerëzit e së ardhmes insistojnë ta ndalin por nuk arrijnë ta bindin personin, i cili sipas përshkrimit të tyre bart thermi të gurit të ndonjë llave vullkani, të liruar në ndonjë kohë tjetër. “Vërehet qartëse ata i kanërefuzuar këto copëza guri vullkanik nga një kohë tjetër.”

Parisi i së ardhmes është si një planet tjetër. Shoqëri utopike. Fakti që mban syze dielli tregon se ai nuk do që ta njohin, të kuptojnë nga vjen e çfarë ka përjetuar dhe kur i jepet mundësia të qëndrojë atje nuk pranon, dëshiron që të kthehet në fëmijërinë e tij, në fotografinë parësore. Kjo gjë nuk i lejohet dhe atëherë kupton se “ai kishte qenë instrument në duart e tyre, fotografia e tij e fëmijërisë qe përdorur si grackë për ta kushtëzuar, ai kishte jetuar sipas pritshmërive dhe e kishte luajtur rolin e tij”

Malli i burrit pas asaj fotografie parësore të së kaluarës përveç asaj se lidhet me kujtimin e një vrasjeje të paqartë e cila ndodh para syve të tij, lidhet gjithashtu edhe me figurën e një gruaje të cilin ai e dashuron. Ai arrin të shoqërohet me tënënjë periudhë të caktuar përmes kujtimeve të papritura, të ndryshme, fragmentarë. Interesantështëfakti që ai është i vetëdijshëm se nuk është pjesë e asaj bote, se vjen nga e ardhmja dhe këtë ide e vërteton gjerdani që mban (është shenjë e gjithë të burgosurve të shoqërisë distopike të së ardhmes). Gruaja e pyet për gjerdanin e pazakontë dhe ai “sajon justifikime”. Me plot vetëdije i thotë se vjen nga një “vend i paarritshëm”.

Paradoksal është fakti që ai e di se vjen nga e ardhmja kurse ajo e quan “fantazmë”,ndërsa fantazma nuk mund të vijë nga e ardhmja. Kështu thyhen koordinatat e kohës dhe rreth tyre ndjehetnjë tjetër kohë e pakohë, e përjetshme. Narratori për takimet e burrit dhe gruas thotë se “Ata s’kanë kujtime, as plane. Koha rreth tyre thuret pa dhimbje” Nëse koha në momente të caktuara s’ka asnjë funksion për ta vendi përherë është specifik dhe flet për aspekte të tjera si: jeta, vdekja, liria dhe kujtesa. Takimet e tyre ndodhin në muze ku ruhen koleksione të kafshëve që nuk ekzistojnë më.  Ata e vështrojnë kohën dhe jetëne ngrirë. Jashtë muzeut vështrojnë skulptura antike, dhe përsëri narratori dhe shikuesi përballen me kohë dhe jetë të ngrirë. Gjithçka është e vdekur rreth tyre ndërsa ata përsëri lëvizin, shoqërohen, duan liri. Jo rastësisht i kemi figurat e: aeroplanit, zogjtë e ngrirë dhe zërin e zogjve në fluturim i cili prin ritmin e ngjarjeve dhe lajmëron përpëlitjen e syve të gruas (përpëlitjee cila siç thamë, përfaqëson jetë, liri.)

Duhet të kemi parasysh se filmi është bërë në vitin 1962, saktësisht 17 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore por flet për periudhën para dhe pas Luftës së Tretë Botërore dhe për një të ardhme të pritshme. Askund nuk përmendet Lufta e Dytë Botërore, as eksperimentet që kanë bërë nazistët por na janë dhënë referenca të asaj kohe si për shembull: Përdorimi i fotografive të Parisit të rrënuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe pëshpëritja e shkencëtarëve në gjuhën gjermane.Është e logjikshme, në këtë rast, të jenë gjermanët ata që kërkojnë intervenim në të kaluarën sepse janë ata që kanë humbur luftën. Tani, nëse pasojat e Luftës së Tretë Botërore janë të njëjta me ato të Luftës së Dytë atëherë ky film është edhe dëshmi për atë se historia gjithmonë përsëritet, gjithmonë do të rrjedhë nga kaosi drejt kozmosit dhe anasjelltas.

Ajo që s’është në rregull, sipas filmit, është dëshira e anashkalimit të së tashmes, obsesioni i të jetuarit në të kaluarën ose në të ardhmen. Këtë e sugjeron edhe titulli “Pista”, gjegjësisht, pista e fluturimit, vend mes dy drejtimeve pa të cilin nuk ka kuptim koncepti i fluturimit; vend pa të cilin nuk ka funksion fluturimi. Prandaj gruaja dhe burri mundeshin të lëvizin lirshëm vetëm në muzeun ku e kaluara mbetej e kaluar dhe e ardhmja e ardhme, të dy kohët të largëta, në vendet e veta, kurse personazhet mu atje ndodhen në një të tashmen të përjetshme. Ata kanë vetëm të tashmen dhe dashurinë e tyre.

E frikshme është ndjenja që përjeton shikuesi sa i përketmanipulimit me kohën, por edhe manipulimitme pjesën më tëbrishtë të njeriut: mendjen, psikologjinë. Narratori këtë e thekson në fillim duke thënë: “Pistë e turbulluar nga frika” dhe pamje për këtë fjali është një fotografi e turbullt, e paqartë e pistës. Kjo përkthehet si frikë për të tashmen, sepse në të tashmen ne nuk dimë çfarë ndodh rreth nesh dhe nuk dimë se si manipulohemi. Gjuha e narracionit që i vishet burrit është kaq e pasigurt dhe e brishtë, sa qëarrin deri në lajmërimin e çmendurisë: “ Vallë e pa me të vërtetë atë? Ose, prapë, e përfytyroi atë moment për ta përligjur çmendurinë?”Diskursi i tij është i paqëndrueshëm, përplot me “Ndoshta; A është e njëjta ditë…? Ai nuk e di, ai nuk e di a i afrohet apoe ëndërron këtë grua që ndoshta po e pret” Narratori thotë: “Kur njeriut i bëhen eksperimente psikologjike të këtilla ai nuk vdes, as nuk çmendet, ai vuan.” Dhe burri vuan aq shumë sa kërkon të shpëtojë nga koha në të cilën ndodhet. Dëshiron të tashmen e tij dhe jo të tashmen që i imponohet. Para së të vdesë kupton se kujtimi i asaj vrasjeje nga fëmijëria, paska qenë vetë vrasja e tij, por megjithatë ajo nuk është vrasja e fëmijës por vrasja e burrit nga e ardhmja, nga paslufta e Tretë Botërore, e burrit që e pat krijuar shkencëtari i frikshëm në nëntokën e Parisit.

Përfundimi ose rreth raportit kohë-vend

Në fillim thamë se Markeri vendos të bëjë film ndryshe nga filmat që ishin në modë në atë kohë, gjegjësisht, ai merr elemente të teknikës së asaj kohe por kthehet edhe pas, vendos edhe për teknika të vjetruara.

Në përputhshmëri me vargjet e RojardKiplingut“me vegla të vjetra të ndërtosh diçka të re” ai me të vërtetë me sukses luan në mënyrë të dyfishtë me kohën: edhe në aspektin teknik edhe në atë filozofik. Në aspektin filozofik kohën e trajton përmes vendit. Muzeu i kafshëve antike dhe pista janë vendet kyçe. Të dy mjediset janë urë mes dy drejtimeve (1) Muzeu është ndërmjetës i së kaluarës dhe së ardhmes; (2) Pista është ndërmjetëse e dy vendeve të mundshme: vendi ku ke qenë dhe vendi ku dëshiron të shkosh, prandaj pa të nuk ka kuptim udhëtimi. Mund të themi se edhe ajo është një e tashme mes një të shkuare dhe një të ardhmeje. Andaj, jo rastësisht, personazhi kryesor i paemër në këto dy vende ndjehet i gjallë, ndjehet vetvetja. Vetëm në këto dy vende autoriteti i së shkuarës dhe të ardhmes nuk kanë ndikim. Në këto vende ai çlirohet prej tyre. Vrasja e tij nga ana e oficerit nga e ardhmja në fund nuk është vrasje, mirëpo çlirim sepse është ai vendos të shkojë tek pista dhe të mos jetë mi laboratorik.

E gjithë historia është çështjemundësish dhe zgjedhjesh. Burri zgjedh të mos mbesë në të ardhmen, në Parisin e ri dhe gjithashtu zgjedh të mos jetë eksperiment.Ai vendos t’i zgjedhë ndjenjat dhe gruan. Ky foto-roman, mes gjithçkaje tjetër, na e pikturon imazhin e pafundësisë, infinitit. Shumë poezi dhe letërsi është shkruar për të. Borgesi është përpjekur mjaft por Markeri dhembshurisht bukur na rrëfen se pafundësia, megjithatë, e ka një fytyrë. Pafundësia e ka një numër. Numrin dy.